Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

Data

 

Mandatet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u ndanë në 83 për Partinë Socialiste dhe 50 për demokratët, 3 për Partinë Social-Demokrate, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë.

Në 2013 grupi parlamentar i PD ka patur 49 deputetë, 52 bashkë me aleatët, në 2017-ën, 43 deputetë dhe në zgjedhjet e vitit 2021 dolën 59 deputetë demokratë dhe 4 për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një pjesë e votave të humbura të demokratëve duket se janë shpërndarë në forcat e e reja apo partitë e vogla që po hyjnë në parlament.

Sistemi zgjedhor për to duket se është i padrejtë jo vetëm për kushtet e garës, por dhe për mënyrën se si shpërndahen mandatet në raport me numrin e votave.

Forca me votuar rezulton Nisma Shqipëria Bëhet, një koalicion i drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, e cila ka marrë 64 mijë vota, por ka arritur të nxjerrë vetëm 1 deputet në Tiranë. Koalicioni ka arritur të marrë 7.4% të votave të diasporës dhe në disa qarqe si Fieri dhe Vlora arritja e votave për të marrë një mandat ka patur një diferencë të ngushtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related