Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit.
Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave.
Veç kërkesave në KQZ, një debat ka patur edhe në grupin e WhatsAppit të kandidatëve të PS-së së Tiranës, ku për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e vetë Edi Ramës.
Mediat së fundmi kannë publikuar edhe mesazhin e plotë që Edi Rama u ka dërguar kandidatëve këtë të hënë, ku u “sugjeron” që të mos e hedhin këtë hap, pra kërkesave për pamjet filmike në KQZ, pasi sipas tij nuk do të ketë ndryshime në rezultat.
Madje duket se Rama ka hallin se sherri mes kandidatëve të PS-së me akuza ndaj njëri-tjetrit për tjetërsim të votave, do të ushqente “qenërinë mediatike”, siç i konsideron ai analistët dhe gazetarët.

