Kandidati për deputet i koalicionit të PD, Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.
Ky rezultat nuk është fundi thotë mjeku, por llimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim.
“Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.
18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.
Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti. Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.

