“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, në “Off the Record” në A2 CNN, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i humbën këto zgjedhje.

Xhaferaj tha se e kishte lexuar rezultatin përgjatë tre viteve dhe “ndodhi një certifikim i atyre që kam thënë”.

Ne nuk diskutohet që kemi autoritarizëm konkurrues në Shqipëri. Zgjedhje mbahen dhe janë konkurruese, por siç u shpreh OSBE/ODIHR kemi përdorimin e shtetit në favor të partisë qeverisëse dhe provohet të margjinalizohet opozita. Problemi madhor brenda kësaj është se mazhroanca mori shumë më pak se në 2013. Nuk është se u rrit mazhoranca, por opozita nuk ishte në gjendje të rritej atje ku duhet”, deklaroi Xhaferaj.

Sipas ligjvënësit të djathtë, problemi madhor i Berishës në këto zgjedhje ishte se dështoi të bashkojë të 4 frontet opozitare që garuan përballë Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related