Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve.
Qori tha se Lëvizja Bashkë ka marrë minimumin e pritshmërive që kishte, pra një mandat, por edhe kjo në vetëvete është një arritje, për shkak të klimës së pabarabartë ku ka garuar, duke qenë ekstremisht e goditur, pa resurse ekonomike dhe pa hapësirë në media.
Qori komentoi edhe rezultatin e thellë që arriti PS, duke shpjeguar disa nga faktorët që sollën këtë rezulat.
“Kam patur shumë ftesa televizive, zgjedhjet mbaruan dhe nuk ka më rrezik. Nuk ka ngelur TV që më ka marrë, për një qëndrim, por u thoja do të mbarojë procesi, do të jem një qëndrim dhe pastaj do të dalim në media. Tani për tani, mendimi im nuk do të ketë të njëjtin efekt si përpara zgjedhjeve.
Ky rezultat më ka habitur, nuk e kam pritur, që PS të merrte kaq shumë deputetë. E di që në vendin tonë ka marrë ferra uratën, korrupsion, blerje votash, ç’të duash, por kam besuar që zullumi nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa një parti në pushtet pas 12 vitesh, ku çdo vit është më i keq, të thellojë rezultatin.

