Gaz i botës bëhesh kur vjedh”, Bardhi thumbon Ramën: E zëvendësoi Ruçin me Ballukun, arrogante dhe kandidate për burg

Data

Bardhi thotë se  PS “të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!”

“Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!”, shkruan ai.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Besoj se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjeni Edi Ramës njësoj si unë:  Gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh. Respekti nuk vendoset me frikë dhe me dhunë.

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama premtimet i bën të mëdha, por punët i ka ZERO. S’ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. ZERO!

Tallet me socialistët e qarkut Fier, tallet me rininë, tallet me gratë, tallet me pensionistët, tallet me fermerët! Edhe sot, bëri të njëjtën gjë nga Fieri!

Një kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim dhe të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!

Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related