Edi Rama përjashton bashkimin me Tom Doshin pas 11 majit, kreu i PSD e paralajmëron se do të jetë kyç për formimin e…

Data

Fushata e 11 majit ka ndezur një përplasje të re në skenën politike shqiptare: ajo mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Kryeministri ka prerë çdo shteg bashkëpunimi paszgjedhor me Partinë Socialdemokrate, duke e cilësuar si pjesë të “farës së keqe” të politikës së vogël që ka gjeneruar korrupsion dhe pazare. Rama u shpreh prerë se nuk ka nevojë për parti të vogla që “vijnë të kërkojnë vend në prehër” për të pasur pushtet. Por Tom Doshi nuk ka heshtur. Ai paralajmëroi se pa PSD-në nuk mund të formohet asnjë mazhorancë dhe se pas 11 majit askush nuk do të ketë numrat për të qeverisur vetëm. Me tone sfiduese dhe një bazë elektorale që, sipas tij, i qëndron besnike, Doshi po e kthen veten në faktor kyç për balancën e pushtetit. Por e gjithë kjo panoramë, tregon se jemi përpara një beteje që nuk është më vetëm për vota, por për ndikim dhe kush do të shkruajë kapitullin e radhës të qeverisjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related