Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd/ Arrestohet drejtuesi i njërit prej mjeteve

Data

Konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë, dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32 vjecar të përfshirë në një aksident të rëndë dy ditë më parë.

Sipas policisë, ky i ri ishte drejtuesi i automjetit i cili u përplas me një tjetër automjet. Për pasojë, humbi jetën pasagjeri në mjetin tjetër dhe mbetën të plagosur pesë persona.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related