Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon fushatën elektorale përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe biznesin e vogël. Ajo thekson rëndësinë e dialogut dhe prezantimit të qartë të alternativës politike që përfaqëson.
“Duke u ndalur, duke biseduar, duke prezantuar pikat kryesore të programit tonë, bëhet më e qartë për qytetarët se çfarë përfaqëson kjo alternativë për katër vitet e ardhshme,” – u shpreh Pampuri.
