Lidhur me problematikat e konstatuara me votën e diasporës, kryesisht në Greqi Partia Demokratike i është drejtuar sërish KQZ. Përmes një shkrese ky rendit problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor.
PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, mbritani dhe vende të tjera të BE. Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj
Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.
