Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Gazmend Koduzi dhe Egert Haxhiu, zhvilloi një takim me fermerë të Baldushkut në Tiranë. Basha akuzoi qeverinë për braktisjen e bujqësisë dhe se shumica e fermerëve janë futur në borxhe dhe kanë braktisur tokën. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për shkak të vjedhjes së subvencioneve nga buxheti i shtetit, por edhe të fondeve të BE-së nga Rama dhe shokët e tij te 7×7=313.
Ai gjithashtu tha se, qeveria favorizon importuesit e afërt me qeverinë, ndërsa 76 milionë euro nga programi IPARD janë përdorur për pasuri personale, si vila dhe restorante. Basha theksoi se vetëm duke mbështetur SPAK-un, do të rikthehen paratë tek fermerët. Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 është realisht në mbështetje të drejtësisë dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.
