Përplas* për vdekj* këmbësorin në Shkodër, arrestohet shoferja 43-vjeçare

Data

Shoferja 43-vjeçare e cila përplasi për vdekje një këmbësor në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë” është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Sipas njoftimit të policisë shoferja ka humbur kontrollin e mjeti dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin 76-vjeçar.

I moshuari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në vendngjarje. E arrestuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen Z. K., 43 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor, i cili humbi jetën në vendgjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related