Dabulla kritikon Tiranën: Ishim të barabartë me vendin e 6-të të Kategorisë së Parë

Data

Në emisionin “Max Sport” në Euronews, ky i fundit u shpreh i pakënaqur me lojën e Tiranës, duke theksuar se ishte e barabartë me vendin e 6-të të Kategorisë së Parë, pra pogradecarët.

“Fituam, por nuk mund të jemi të kënaqur. Përtej faktit që shkuam deri në Play Out, një ekip si Tirana, por t’i kthehemi ndeshjes. Më vjen keq, por ishte katastrofë, asnjë ndryshim.

Tirana nuk kishte asnjë epërsi ndaj Pogradecit, më vjen keq ta them, por Tirana ishte e babartë me Pogradecin që ka dalë në vendin e 6 në Kategorinë e Parë.

Nuk mbaj mend më shumë se 3 raste, bashkë me atë autogolin. Tirana vetëm mbante topin pak më shumë se Pogradeci, pjesa tjetër ishte e gjitha e barabartë. Nëse nuk do të hynte ai autogol, kjo ndeshje do të mbaronte në barazim, edhe shtesa dhe do të vendosej me penallti”, është shprehur Dabulla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related