Gianni Infantino dëshiron eliminimin e Barcelonës: Të gjithë e dinë se jam tifoz i Interit

Data

E gjithë bota e futbollit është me sytë në “San Siro” ku nesër do të luhet Inter-Barcelona. Nga ky takim do të vendoset një prej finalistëve të Champions.

Sfida e parë  kujtojmë se u mbyll me barazim 3-3.

Ndërkohë teksa ndodhej në Majemi për Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u pyet dje për të preferuarin e tij.

“Të gjithë e dinë se jam një tifoz i Interit”, u shpreh Infantino ndërsa kjo deklaratë ndërkohë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës.

Presidenti i FIFA-s e ka pohuar edhe vite më parë se mbështet zikaltrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related