Bizneset bëhen “çorap” me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë, penalizime të padrejta

Data

Shumë biznese në Tiranë po përballen me rishikimin e detyrimeve të tyre për taksat vendore, si rezultat i ndryshimit të kufirit të xhiros, nga zero deri në 2 milionë lekë, që ishin më parë kanë kaluar në 2 deri në 8 milionë lekë.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve drejt Tarifave dhe Taksave Vendore e ka bërë rishikimin sipas informacionit që ka marrë nga tatimet për vitin 2024. Kalimi në këtë fashë, automatikisht i ka ngarkuar bizneset me taksa dhe tarifa më të larta për pastrimin dhe taksēn e infrastrukturës arsimore. P.sh. tarifa e pastrimit për bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë është 4 mijë lekë në vit, ndërsa për subjektet me xhiro 2 deri 8 mln lekë është 11.500 lekë në vit.

Bizneseve që kanë qenë objekt i rishikimit u është dêrguar me postë javën e fundit shkresa që i njofton për një tjetêr detyrim si pêr vitin 2024 ashtu dhe pêr vitin 2025, ndërkohë që ata i kishin paguar detyrimet si pêr 2024 ashtu dhe 2025, që sipas afatit është 20 prilli (pêrkatësisht 2024 dhe 2025). Shqetësimi kryesor i bizneseve nuk është vetëm rritja e detyrimeve, por mungesa e informacionit të qartë mbi natyrën e tyre, pasi u janë dërguar dy fatura të ndryshme me detyrimin për t’u paguar, njëra në fillim të muajit mars dhe tjera në maj, për detyrimin vjetor të tarifës së pastrimit dhe taksës së arsimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related