Nga Balluku tek Xhaçka, Shehaj i përmend me emra: Më 11 maj largojmë të korruptuarit

Data

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agon Shehaj, gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, përmendi me emra politikanët e korruptuar në Shqipëri, mes të cilëve Edi Ramën, Olta Xhaçkën, Taulant Ballën e Belinda Ballukun, për të cilët tha kanë marrë peng Shqipërinë.

Ne kemi me dhjetëra të rinj e të reja ë kanë studiuar jashtë, dhe kthehen sepse duan të japin një kontribut në vendin e tyre. Sa më shumë kanë jetuar në botën e lirë, aq më shumë u vjen inat pse Shqipëria duhet të jetë në dorën e të korruptuarve, si Taulant Balla, si Xhaçka, si Gjiknuri, si Edi Rama, si Balluku”, u shpreh kreu i Mundësisë.

Shehaj tha se politikanë si Balla nuk duhet të kenë më asnjë ditë pushtet, teksa shtoi se Balla është i shqetësuar nga partitë e reja pasi ditën që do humbasë pushtetin, do humbasë edhe lirinë.

“Po dëgjoja dje Taulant Ballën që thoshte, ‘ç’na duhen ne partitë e reja, kemi partitë e mëdha. Sa të rriten partitë e reja…”

Taulanti është shumë i shqetësuar. Taulanti jo vetëm është i shqetësuar për pushtetin politik, por sepse ditën që do humbasë pushtetin, do humbasë edhe lirinë. Aq i përlyer është, por asnjë nuk flet në media.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related