“Balluku nuk ka ndjeshmëri për hallet tuaja”/ Bardhi thirrje votuesve: Refuzojeni arrogancën, fshihen miliona € pas…

Data

Bardhi: Thirrja ime për ata votues që nuk e kanë ndarë mendjen. Refuzojeni arrogancën e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Refuzojeni zaptimin si bandë me njerëz të importuar nga Tirana në çdo qytet të qarkut të Fierit që thjesht ju kërkojnë votën dhe do të ikin siç kanë ardhur, pa asnjë ndjeshmëri për hallet dhe shqetësimet tuaja. Mos e vendosni partinë para familjes tuaj. Ne nuk kemi luksin të gabojmë, jemi detyruar të mbajmë premtimet. Të sjellim pasuri dhe punë në çdo familje. Kemi nevojë për një qeveri njerëzore, jo banditë të veshur me pushtet që ju mashtrojnë, ju fyejnë dhe ju detyrojnë të ikni.

Partia nuk ia ndjen për ju, ka sjellë Belinda Ballukun që nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për hallet tuaja sepse në nëse do të kishte do u kishte dhënë zgjidhje. Partia ka sjellë dikë që pas çdo buzëqeshje false fsheh miliona euro të vjedhura nga e ardhmja e fëmijëve të Fierit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related