Kallëzohet në SPAK afera “5T”, ish-kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi akuzohet për 66 miliardë lekë korrupsion, sot…

Data

Tërmet Peçi, kryebashkiaku socialist i Tepelenës që në zgjedhjet e 11 Majit garon për deputet, është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike. Ai akuzohet nga përfaqësuesi i kësaj force politike, Arben Ristani se ka përfituar miliarda lekë përmes tenderave abuzivë. Sipas dosjes që ka shkuar në tryezën e SPAK, Tërmet Peçi akuzohet se bashkë me drejtorin e tij në Bashki, shtetasin Lorenc Bami kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive me kompaninë “NG STRUCTURES” për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.

Gjithashtu, “NG STRUCTURES” rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga “IUMENTIS shpk”, kjo e fundit me firmën e Tërmet Peçit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e gruas së Lorenc Bamit. Ndërkohë, pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami, gruaja e drejtorit Lorenc Bami themelon kompaninë “Artreum Generation” me ortak themelues Mateo Shehu, i biri i Gjolek Shehu pronarit të “IUMENTIS”.

Kompania “Artreum Generation” ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit. Gjithashtu, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD Kandidati i PD-së për Gjirokastrën, Arben Ristani, i cili bëri deklaratën nga selia blu, tha se kjo megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related