Bizneset “braktisin” ndërtimin e kullave? Rishpallet për herë të tretë thirrja për “LIFT Tower”

Data

Korporata e Investimeve Shqiptare hapi për herë të tretë thirrjen e lidhur me kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”, pjesë e nënprojektit “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”

Si pjesë e nismës së qeverisë për të zhvilluar disa prona shtetërore përmes bashkëpunimit me privatin, interesi për këtë projekt është shfaqur i luhatur.

Në thirrjen e parë kur u duk se gjërat do të mbylleshin me sukses dhe dy kompani, konkretisht shoqëria “EDIL AL IT” sh.p.k. 2 dhe shoqëria “DK Construction ONE Corp” u kualifikuan për fazën e dytë, por në fund asnjëra prej tyre nuk paraqiti një ofertë konkrete.

Korporata komunikuar vendimin për anulimin e procedurës konkurruese të nisur më 20 Nëntor 2024 për përzgjedhjen e një Partneri Privat për zbatimin e kontratës “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”.

“Arsyeja për anulim është: asnjë prej aplikantëve të ftuar nuk paraqiti ofertë për Fazën II të procedurës brenda afatit për dorëzimin e ofertave të përcaktuar në Ftesën për Ofertë” do të njoftonte Korporata në fund të afatit të thirrjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related