‘Miqësi historike’, Presidenti Begaj takim me shqiptarët në Poloni: Kanë gjetur një atdhe të dytë

Data

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Paëel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related