Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11 partitë/ koalicionet, por po paralajmërojnë edhe fundin tragjik të televizionit si pushtet i katërt.
Dhjetë ditë para heshtjes zgjedhore dhe njëmbëdhjetë ditë para ditës së votimit, Kryeministri Rama nuk është shfaqur në asnjë studio televizive. Zero. Debat jo e jo, por as intervistë/bisedë. Nuk ka pse. Nuk ka nevojë.
Nuk është thjesht Rama që ka zgjedhur ta braktisë median tradicionale, është vetë televizioni që ka hequr dorë nga misioni i tij.
Fushata nuk raportohet më nga gazetarët, por nga partitë. Rama komunikon me publikun direkt dy herë në javë në Facebook dhe Instagram, përmes rubrikës “Sy më sy”. Fundjavave, me “Flasim”, podcastin e tij personal. Po televizionet? Ritransmetojnë. Bën copy-paste. Bëjnë sikur bëjnë lajme dhe sot ngrenë duart lart si një notar pa ujë.
