“Përgatitu për rrugëtimin në burgun e Pojskës”/ Bardhi ironizon Ballukun: Kur s’të do as shefi afër, i ke keq punët

Data

Drejtuesi Politik i Opozitës në Fier, Gazment Bardhi është shprehur se Belinda Ballukun s’e do më as shefi i saj afër, kryeministri Edi Rama.

Bardhi ka publikuar disa pamje teksa Edi Rama largohet nga Belinda Balluku, dhe sipas tij këto janë shenjat e braktisjes dhe se kjo e fundit e ka vendin në burgun e Pojskës.

“Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”, shkruan Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related