Raporti: Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro

Data

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë.

Sipas raportit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024

“Rezulton se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën 965.7 milionë lekë, deri në 31 dhjetor 2024. Vetëm për vitin 2024, janë shkarkuar 7 gjyqtarë, me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related