Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE mbetet sërish në pritje, pse vendi nuk ka shpresë as nga Danimarka

Data

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian ka dy vjet që mbledhë pluhur në sirtarët e Këshillit të BE-së, kryesisht për shkak se shtetet anëtare nuk janë treguar ende të gatshme t’ia dërgojnë kërkesën Komisionit Evropian për një opinion rreth “dosjes” së Kosovës, duke e lënë të paqartë perspektivën e saj të anëtarësimit. Edhe pse autoritetet kosovare kanë insistuar në vazhdimësi se Kosova i ka përmbushur reformat e nevojshme për të pranuar pyetësorin e KE-së, i cili është hapi i parë në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit në BE, disa shtete anëtare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ngurta, duke penguar avancimin e mëtejshëm të vendit të vogël ballkanik.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 14 dhjetor 2022. E përgjatë kësaj periudhe, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër s’e ka shqyrtuar, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve kosovare. Danimarka do të mbajë presidencën e Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025. Por as ky shtet nuk ka dhënë sinjale pozitive se do të lëvizë.  Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi këtë muaj kryedimplomatin danez, Lars Lokke Rasmussen, nga i cili kërkoi mbeshtetje në procesin e integrimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related