Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Data

Gjermania do të përshpejtojë angazhimin e saj ndaj kërkesave të reja të sigurisë në Evropë, deklaroi presidenti Frank-Walter Steinmeier, teksa vendi shënoi 70-vjetorin e anëtarësimit në NATO, në një kohë kur administrata Trump sinjalizon ndryshime në prioritetet e mbrojtjes së SHBA-së.

“Sot, me luftën e Putinit kundër Ukrainës që vazhdon me intensitet të plotë dhe me Shtetet e Bashkuara që ushtrojnë presion të ashpër ndaj aleatëve evropianë, Gjermania, mendoj se është në një pozicion vendimtar,” tha Steinmeier në një deklaratë nga selia e NATO-s në Bruksel, krah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Gjermania po thirret dhe ne e dëgjuam thirrjen. Ne e morëm mesazhin dhe me të vërtetë, Mark, mund të mbështeteni tek ne,” shtoi presidenti gjerman.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related