Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë qytetarëve, që janë posedues faktike të një prone shtetërore në mal, të behën pronar të tokës përgjithmonë. Por më parë duhet të vërtetojnë që janë përdorues të tokës prej 10 vitesh, dhe të paraqesin edhe një plan biznesi i cili duhet të vendoset në jetë brenda 2 vitesh
Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Paketa e Maleve është një instrument për të redukuar emigracionin dhe për të kthyer ish-banorët në fshat. Rijetëzimi i zonave rurale, nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e ekonomisë lokale, por edhe më tej pasi Shqipëria turistike e maleve do të jetë një mundësi e mirë për investimi edhe biznesmenët e huaj. “Me taksën 1 Euro qeveria nuk do të fitojë asgjë.
Thejsht fitimi do të jetë nësë kjo ofertë do të merret parasysh nga investitorët e huaj dhe vendas duke bdikuar në financa publike, rritje punësimi, zhvillim dhe duke frenuar emigracionin“-u shpreh ekspertja Romina Radonshqi. Brenda vitit pritet të nisin aplikimet për 500 projekte për turizmin malor, bizneset do të përjashtohen nga 4 taksa si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare , përjashtimi nga taksa e infrastrukturës, përjashtimi nga taksa e pasurive të paluajtshme, dhe përjashtimi nga TVSH-ja.
