Rama krijon spektakël për të mbuluar dështimet”, Vangjeli përplaset me Lelën në studio:Premton 4 herë ujë 24 orë dhe..

Data

Analistët Lorenc Vangjeli dhe Alfred Lela janë përplasur në  një emision televiziv ndërsa po diskutohet fushata politike ndër vite e partive.

Vangjeli: Rama u mor me LaCivita dhe tani merret me Vrenozin, (Berisha) mos të bjerë kaq lehtësisht në kurthin që të hap ai gjuhëshpati, është kurth, doktori del në resht të dytë, personazh kryesor është këshilltari në fushatë dhe herën tjetër demokrati i famshëm, Rama di sa di edhe Berisha, Rama e konsideron Berishën një siguracion fukllkasko dhe mendon se mekaniku Berisha do të rregullojë defektet e mia.

Lela: Për atë që tha Lenci, zoti Rama mund të zgjedhë strategjinë, taktikën, narativën e vet por ne duhet t’i themi ca gjëra që kanë të bëjnë, pse e bën Rama këtë lloj fushate. Ka dy lloje, me anë të cilës t’i zbulon dhe mbulon, kur ishte në opozitë Rama kërkonte të zbulojë, tani do të mbulojë, ka bufin, do të pijë kafe me Vrenozin, s’ju nda LaCivita-së së shkretë. Ka shumë skandale, premtime të pambajtura, premton ujë 24 orë 4 herë dhe s’ka turp, gallata është më kollaj, por shqiptarët duhet të pyesin këto që na premtove me një premtim grotesk pa ndalu njëherë na fol pak për këto. Rama është i njëjti qenie politike transgresive, që beson se qeveris vendin, kur ti ndërton ngjarje pseudo ngjarje që kanë në thelb spektaklin. Ai e bën këtë kur e ke pjesë të karakterit dhe formimit dhe e përdor si instrument politik të lejueshëm, por kur bëhet për të fshehur…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related