Edi Rama demonton stafin e Erion Veliajt në bashki, pas shkarkimit të kryetares së komanduar dhe Sekretarit të

Data

Goditja politike ndaj besnikëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës duket se po shndërrohet në një operacion të mirëorkestruar nga vetë Edi Rama, i cili, pas arrestimit të kryebashkiakut, ka marrë frenat e institucionit në dorë. Pas largimit të Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi dhe nënkryetares së komanduar Sara Goxhaj, “fshesa” e Ramës ka prekur edhe drejtuesin e Policisë Bashkiake, Toni Beni, një nga ushtarët më të afërt të Veliajt. Në vendin e tij pritet të emërohet Elona Lalaj Xhelilaj, një emër i afërt me strukturat qeveritare dhe konsideruar si “ushtare e bindur” i Kryeministrit.

Me këtë lëvizje, Rama i jep goditjen finale strukturës që Veliaj kishte ngritur në bashki ndër vite, duke e demontuar (çmontuar) tërësisht ndikimin e tij. Kontrolli mbi emërimet kyçe dhe drejtimin e institucionit po kalon gradualisht në duart e Ramës, i cili duket se nuk ka ndërmend të lërë hapësira për rikthimin e njerëzve të Veliajt. Largimi i drejtuesve të vjetër po shoqërohet nga emërime të reja, të gjitha të përzgjedhura nga kupola e rilindjes. Megjithatë e gjitha kjo tregon se jemi përballë një strategji e qartë për të zhdukur çdo gjurmë të “shtetit paralel” që Veliaj kishte ndërtuar në Tiranë dhe për të konsoliduar pushtetin e brendshëm përpara zhvillimeve të reja politike. Pra Bashkia e Tiranës nuk është më një zonë “autonome”, por një zgjatim i drejtpërdrejtë i zyrës së Kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related