Fjalimi që synon pasaportën europiane, por jo ujin e pijshëm

Data

Në nisje të fushatës për mandatin e katërt, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku dominuan lëvdatat për arritjet e pretenduara të qeverisë dhe disa premtime për katër vitet e ardhshme. Një analizë e thjeshtë e këtij fjalimi ngre pyetje mbi prioritetet e kësaj fushate dhe lidhjen e saj me realitetin e qytetarëve.

Një gjë që bie në sy prej fillimit është se fjalimi nuk është hartuar për të adresuar çështjet e zakonshme dhe “të mërzitshme” të përditshmërisë, si uji i pijshëm apo çmimet, por për të projektuar një horizont më të gjerë, atë të daljes përtej kufijve të vendit, ndoshta edhe si mënyrë për të shmangur diskutimet brenda tyre.

Faktoje vendosi të analizojë fjalimin e kryeministrit duke identifikuar fjalët, që ai përdori më shpesh dhe ato që ai përdori më rrallë në prezantimin e programit për mandatin e 4-t qeverisës.

Pasqyrimi grafik i fjalëve të fjalimit sipas shpeshtësisë

Fjalët që u dëgjuan më shpesh gjatë thuajse 2 orëve fjalim ishin “Europiane/ë” (65 herë) dhe “Pasaporta” (34 herë), të cilat formojnë thelbin e sloganit të ri politik të socialistëve. Ky vizion për integrimin evropian u paraqit si suksesi i ardhshëm historik që pritet të finalizohet në mandatin e katërt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related