Gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën tjetër kandidat për qelitë e SPAK, ja hipokrizia e Ramës me deklaratën se nuk ka…

Data

Ka një mënyrë mjaft të sofistikuar për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike në Shqipëri: e quan arrestimin “qesharak”, kohën “relativisht të largët” dhe ministrat “ish”. Këtë art të përkuljes së realitetit si gërshet stilisti, Kryeministri Edi Rama e demonstroi përsëri së fundmi në një intervistë në “Sy m’sy”, ku tha plot vetëbesim se “s’ka asnjë ministër të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohësh”. “Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara.

Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye”, tha Rama. Për ta bërë më të qartë deklaratën e Ramës: nëse një ministër i kapur duke vjedhur miliona lekë, ndërkohë që shërbente si ministër, gjykohet disa muaj më vonë, në atë moment nuk është më ministër. Pra, nuk llogaritet. Qenka si të thuash që një burrë që u nda nga gruaja dje, s’mund të quhet më burrë që e tradhtoi, sepse sot është single. Por përtej kësaj satire me kronologjinë, le të hedhim një sy në listën e lavdishme të “ish-ve”, që edhe pse nuk janë më në zyrë, kanë lënë pas shumë më shumë se një karrige bosh: kanë lënë dosje, hetime dhe disa qeli të mbushura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related