“Po shtrohen rrugë elektorale në Moravë”, Bozdo: Krim zgjedhor! Ndikon në rezultatin zgjedhor

Data

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo ka denoncuar rastet e shtrimit të rrugës me asfalt elektoral, teksa pak ditë na ndajnë nga 11 Maji.

Këto punime janë duke u kryer në fshatin Moravë të Beratit, në zonën e quajtur lagja e “Hatillarëve”. Siç shihen nga pamjet, makina të rënda po hedhin asfalt në rrugët e kësaj zone.

Sipas tij, në këmbim të shtrimit të rrugës qytetarëve u kërkohet vota për ish-kryebashkiakun Ervin Demo, që tashmë kandidon për deputet.

Bozdo shprehet se ky është krim zgjedhor dhe kërkon që institucionet të ndërhyjnë sepse kjo mënyrë e blerjes së votës është skandaloze dhe mbi të gjitha ndikon në rezultatin zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related