- 140 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk u ndërtua kurrë
- 110 milionë euro të dhëna Bechettit
- 60 milionë euro të Llogarasë
- 100 milionë euro të “tigrave” të Belinda Ballukut
Berisha ka kërkuar transparencë dhe ka kritikuar Ramën për përpjekjen për të fshehur vjedhjet dhe korrupsionin me premtimet e tij për pasaportën evropiane dhe fondet që Shqipëria mund të marrë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se këto janë thjesht mjegulla për të mbuluar realitetin e vjedhjes dhe keqqeverisjes.
Berisha: Ne me politikën tone kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Duke nxjerrë programin e realizimit patëm një staf dhe fondacionet konservatore dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre për këtë program.
Me ndihëm e tyre ne kthyem projektin plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.
Kam një thirrje për Edi Ramën, Edi Rama mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Edi Ramës, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur. Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.
