BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Data

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe politikave të zhvillimit.

Një studim i FMN-së, i cituar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor, evidenton tre kanale kryesore nëpërmjet të cilave këto tendenca demografike kërcënojnë zhvillimin ekonomik.

Së pari, rënia e numrit të popullsisë shoqërohet me tkurrje të forcës së punës. Së dyti, plakja e popullsisë ka implikime fiskale, në formën e rritjes së shpenzimeve relative për sektorin e shëndetësisë dhe, potencialisht, për skemën e pensioneve. Së treti, plakja e popullsisë shoqërohet, si rregull, me një rritje më të ngadaltë të produktivitetit të punës dhe të produktivitetit të përgjithshëm. Të tre këta faktorë, në vetvete dhe në ndërveprim me njëri–tjetrin, tentojnë të ngadalësojnë ritmin e rritjes ekonomike dhe ritmin e konvergjencës së të ardhurave mesatare për frymë me atë të Bashkimit Europian.

Duke analizuar tendencat demogafike, Banka e Shqipërisë arrin në përfundimin se këto fenomene janë të pranishme edhe në Shqipëri, ndonëse me një intensitet relativisht të ulët. Sipas të dhënave të censit të fundit, rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar me rënien e popullsisë në moshë pune (15 – 64 vjeç). Kjo kategori është pakësuar nga 1.93 milionë në vitin 2001, në 1.9 milionë në vitin 2011 dhe 1.55 milionë në vitin 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related