Përgjime tronditëse/ Kush e mbështeti Veliaj në burgun e Durrësit?

Data

Përgjimet në faqen 74

1-Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbër  Veliaj dhe e pyet nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës Tema apo Shqiptarja gjë për të cilën Arbri përgjigjet po.

2-Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder.

3-Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbrin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t’i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori.

4-Në orën 18:36, ErionVeliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të “pyetje-përgjigje” Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë.

5-Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

6- ErionVeliajt i kërkon Arbër Veliajt që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashi).Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilin Arbri i tregon se “tani po del”. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related