“Lista e mbyllur e PD, jo të gjithë besnikë të Berishës”/ Murrizi: Në PS fituesit s’do marrin mandatin

Data

Kandidati për deputet i PD në listë të hapur Myslim Murrizi tha se jo e gjithë lista e mbyllur është me besnikë të Berishës, pasi ky i fundit bërë një gërshetim në lista, të atyre që s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. Sipas Murrizit disa prej deputetëve të PS që do dalin fitues nuk do të mundin ta marrin mandatin.

“Berisha ka bërë një gërshetim të atyre që nga 9 shtatori s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. Ka ruajtur disa raporte. Çfarë s’i kanë thënë njëri-tjetrin. Nëse e mendoni që të gjithë ata brenda listës së mbyllur janë besnikë të Berishës, po na fyen injorancën, jo më inteligjencën. Jam kundër koalicionet me LSI-në, se është parti e ekstremit të majtë, por dalja në listë të hapur është një dinjitet politik mesatar për staturën e Metës. Unë kam bindjen që asnjë votë e LSI s’vjen te PD, sepse mitra nga kanë lindur është Parti e Punës. Lista e hapur e PD s’ka asnjë nën hetim nga SPAK. Edhe ata që mund të fitojnë në PS, s’do ta marrin mandatin. Do dënohen ose do arrestohen”.

I pyetur mbi Lulzim Bashën, Murrizi tha: “Strategjinë e ka Rama që kërkon ta bëjë faktor. Rama po kërkon të bëjë të madh, atë që e bëri Berisha të madh nga 2013-2023”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related