Pastori i ‘Mrekullive’/ Njeri i Zotit apo mashtrues?

Data

Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin nëntokësor të një vile në rrugën kryesore të Saukut, kryen çdo të dielë në drekë skena qesharake ekzorcizmi përballë dhjetëra personave, me pretendimin se do ti çlirojë ata nga demonët që i kanë pushtuar.

Kastrioti, nga Bilçi i Beratit emigroi në moshën 18 vjeçare në Greqi, dhe aty u njoh me të vetëquajturin Njeriu i Perëndisë, Hari, i cili e fton të bëhet një nga dishepujt e tij. Pasi pranoi këtë ofertë, Kastrioti u bë një “misionar”, duke u rikthyer në Shqipëri me pretendimin se do të çlirojë popullin e tij nga djalli.

Hapi i parë për Piranjat për të parë nga afër se çfarë ndodh në këtë Kishë, është një takim në zyrën e regjistrimit të besimtarëve. Një zyrë ku sipas tyre njerezit duhet të shprehin hallet dhe problemet që ata kanë.

Personi që kryen intervistat rezulton të jetë gruaja e Pastor Kastriotit, e cila pasi dëgjon problemet personale, ia tregon ato të gjitha Pastorit. I cili i përsërit ato në ritualin e të dielës që ai kryen për largimin e demonëve.

Në disa video në internet, ku Pastori shfaqte skenat e suksesit të tij në nxjerrjen e djallit, shikojmë se po të njëjtët persona në video, shërbejnë pranë Pastorit. Këta persona duke filluar tek truproja, gruaja e tij, dhe fotografia aktrojnë si persona që brenda tyre kanë djallin dhe ndodhen në depresion, dhe shërimi i tyre është i mundur vetëm falë pastor Kastriotit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related