Analisti Andi Bushati dhe deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, debatuan për premtimet që po bën PS-ja përmes kryeministrit Rama se do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE para vitit 2030. Bushati tha se deri një dekadë më parë retorika e PS ka qenë se ne kemi bërë detyrat, por është konjuktura e BE që nuk na do dhe prandaj ne po penalizohemi, tani po u kërkohet vota shqiptarëve me hipokrizi, sikur janë arritjet që na integrojnë dhe jo konjuktura.
Pjesë nga debati
Bushati: Ka dy gjëra që nuk më shkojnë dhe nuk jam dakord. Më duket rrëfim i pasinqertë. E para, zonja Felaj thotë që unë kështu u futa në PS në 2009, mu hap një vend i sigurtë, u larguan disa të tjerë dhe e njëjta gjë po ndodh. Problemi është që fakti që jeni futur edhe ju kështu, mund të ketë qenë gabim. Mundet edhe të jeni futur gabim dhe të dilni gabim. Një parti demokraitke dhe moderne nuk i pjell personazhet nga hiçi. Nuk mundet papritur të gjendem, që është një çupëlinë aty që thotë se Rama ka defekt që punon më shumë seç duhet, dhe të bëhet deputete. Njerezit angazhohen, ndjekin hierarki dhe kandidimi për deputet është fundi i një rrugëtimi të një karriere më të gjatë. Këtu i vendos një njeri. Për mua thelbi është një parti autokratike ku vendos një njeri i vetëm.
