Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka zbuluar informacionet më të fundit lidhur me kallëzimin penal të bërë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, në lidhje me aferën e pasaportave dhe zhvatjen e 510 milionë eurove në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Beqirit, prokurorët e SPAK kanë intensifikuar hetimet dhe tashmë kanë sekuestruar kontratën e koncesionit të pasaportave elektronike gjatë kohës kur Noka ishte Ministër i Brendshëm.
“Hetimet për aferën e pasaportave dhe zhvatjen e 510 mln euro të Flamur Nokës janë thelluar për të zbardhur të gjithë mekanizmin e kësaj afere të dyshimtë. Sekuestrimi i kontratës së koncesionit është një hap kyç për të identifikuar përgjegjësit dhe për të vënë përpara drejtësisë ata që kanë abuzuar me fondet publike”, deklaroi avokati Beqiri për gazetën “SOT”.
