Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku po zhvillon nbjë takim ku po prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama ka vlerësuar se lista e PS është një listë gjithëpërfshirëse ku mund ta gjejnë veten të gjitha moshat dhe kategoritë.
“Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do.
Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime, sharje, britma dhe lehje”, tha ai.
