Ish-ministrja e Bujqësisë zgjidhet presidente e Bundestagut gjerman

Data

Bundestagu ka zgjedhur politikanen e CDU-së Julia Klöckner si drejtuese të tij me një shumicë të qartë. Ish-ministrja e Bujqësisë tani mban postin e dytë më të lartë në shtet.

Politikania e CDU-së Julia Klöckner është Presidentja e re e Bundestagut. Në seancën konstituive të Bundestagut, deputetët e zgjodhën me shumicë dërrmuese 52-vjeçaren në postin e dytë më të lartë në shtet. Presidenti më i vjetër për nga vitet e shërbimit si deputet Gregor Gysi i sapozgjedhur, pas votimit ia dorëzoi kryesinë e seancës Klöcknerit.

52-vjeçarja mori 382 vota pro në një votim të fshehtë, 204 deputetë votuan kundër dhe 31 abstenuan. Koalicioni i mundshëm i ardhshëm qeverisës i CDU, CSU dhe SPD ka 328 vende në Bundestag.

Gruaja e katërt në postin e dytë më të lartë në shtet

Pas Annemarie Renger, Rita Süssmuthit dhe paraardhëses së saj Bärbel Bas, Klöckner është gruaja e katërt që mban postin e dytë më të lartë në shtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related