“Proces hipokrit”, Rama komenton Primaret në PD: Fituesit u lanë jashtë listës

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike gjatë një takimi online në Facebook.

Ai e cilësoi këtë proces si një “hipokrizi”, duke theksuar se fituesit e Primareve u lanë jashtë listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD. Rama përmendi rastin e fituesit të Primareve për qarkun e Tiranës, i cili, megjithatë, nuk u përfshi në listë, dhe e konsideroi këtë një dukuri të përsëritur për shumë figura të tjera të Partisë Demokratike

Ai gjithashtu komentoi bashkëpunimin e disa politikanëve të djathtë me Partinë Socialiste, duke theksuar se, edhe pse ata mund të mos bëhen socialistë, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon një unitet më të madh politik përtej ndasive ideologjike. Rama tha se Unnikatilin nuk e kishte njohur si këngëtar, por shtoi se ai ishte tepër i talentuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related