“Bëni hile, fund informalitetit në turizëm në 2026”, Rama “dush të ftohtë” operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e…

Data

Ndonëse vera do dhe pak muaj, kryeministri Edi Rama mblodhi dje në Vlorë krerët e bashkive bregdetare dhe operatorët turistikë në një takim me kryefjalë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në fokus të këtij sezoni, tha kryeministri Rama duhet të jetë heqja e ‘xhunglave të çadrave’, ku krahas vendimit që të drejtën për të vendosur çadra në bregdet ta kenë vetëm ata operatorë turistikë që kanë një strukturë akomoduese, i kërkoi kryebashkiakëve të marrin shembull Lezhën ku bashkia do të implementojë një ofertë paralele me privatët të çadrave e shezlongëve në plazhet publike por me çmim më të ulët. “Të ecin në gjurmët e bashkisë së Lezhës, ku të krijohet një sipërmarrje bashkiake, një ofertë paralele me atë të privatit, me shezlongë e çadra me çmime shumë herë më të ulëta, me një gamë shërbimi më modeste, se s’do ndërtojnë edhe beach-bare”, tha Rama. Në sy, operatorëve turistikë u kërkoi që me shtetin të jenë të ndershëm me deklarimin e shfrytëzimit të dhomave, e të japin taksën e fjetjes.

“Ka hile të madhe që e bëni të tërë ju. Hile me deklarimin e netëve të fjetjes,” tha Rama. Për këtë sezon, Rama njoftoi se për të vjelur taksën, do të implementohet për herë të parë paradeklarimi. “Nga 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë në 2023, 3.9 milionë netë qëndrimi janë pak problem. E kemi studiuar dhe me ekspertizë të huaj. Do t’ju japim mundësinë që të bëni paradeklarim. Për periudhën 1 maj – 30 shtator, nëse nuk doni kontrolli e të fokusoheni tek klientët e jo inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave. Për atë nivel do të paguheni tek bashkia. E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit është më i lartë por duam ta nisim nga ky nivel. Na intereson formalizimi i sektorit. Nga 1 tetori – 30 prill në nivel 20%. Prapë ju do dilni me fitim ekstra përtej të cilit ju takon por kjo është fazë. Përgatituni se në 2026 nuk keni nga të lëvizni. Do fusim platformën digjitale e-vizitors dhe bëhet e pamundur të ketë shmangie për infrastrukturën hoteliere”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related