Moti i keq përfshin të gjithë territorin, anulohet lundrimi i anijeve nga Porti i Vlorës

Data

Në përputhje me parashikimet e motit, Autoriteti Portual i Vlorës njoftoi se është vendosur ndalimi i lundrimit të anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë përgjatë kësaj fundjave.

“Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025”, thuhet në njoftim e Autoritetit Portual të Vlorës.

Po ashtu do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related