“Është e kotë”/ Trump nënshkruan urdhrin për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv për të shpërbërë Departamentin e Arsimit, respektivisht agjencinë e fundit federale për të cilën ai ka kërkuar ta eliminojë në synimin për të përmbushur objektivin afatgjatë të disa grupeve konservatore. Trump ka pohuar se “agjencia është e kotë”, duke sugjeruar se financimi i saj do të shpenzohet më mirë nga shtetet individuale. Ai përsëriti akuzat se SHBA-ja “shpenzon shumë më tepër para për arsimin se çdo vend tjetër dhe po ashtu shpenzon shumë më shumë para për nxënës se çdo vend tjetër”.

“Ne do të kthejmë arsimin, shumë thjesht, në shtetet ku i takon. Dhe kjo është një gjë popullore për t’u bërë, por shumë më e rëndësishmja është një gjë e arsyeshme për t’u bërë dhe do të funksionojë. Absolutisht, do të funksionojë”, tha Trump gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë

“Njerëzit kanë dashur ta bëjnë këtë për shumë, shumë vite, për shumë e shumë dekada dhe nuk e di, asnjë president nuk ka arritur ta bëjë këtë, por unë jam gati ta bëj atë”, shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related