Një prind solli shqetësimin e tij për Qendrën Kulturore të fëmijëve në Lezhë, që është në varësi të bashkisë. Për kurset jashtëshkollore të kantos apo veglave muzikore prindërit paguajnë deri në 30 mijë Lekë ora.
“Unë jam një prind nga qyteti i Lezhës, kam një vajzë të cilën doja që ta regjistroja tek Qendra Kulturore e fëmijëve për kanto dhe kur shkoj atje për të regjistruar ora e kantos ishte me pagesë. Drejtoresha më thotë që është privatisht dhe se duhet që të flasësh me zyshën, sepse është privatisht. Ndërkohë që unë e dija se janë pa pagesë, që i ofron bashkia. E pyeta për veglat muzikore që janë pa pagesë dhe më tha që nuk ka asnjë vegël muzikore që është pa pagesë. E pyeta se përse dhe më tha që e ka hequr ministria këtë ligj, ndërkohë që kurset e tjera për t’u zënë kohën fëmijëve le të themi, ishte vetëm piktura dhe anglishtja pa pagesë. Sigurisht që e çova, sepse nuk kisha se ku ta lija fëmijën, por kam paguar 3 mijë lekë të reja orën. Zysha vjen pasdite dhe mesa informacione më dhanë aty zysha vinte nga Tirana për të dhënë mësim për kanto”, tha denoncuesja.
Këtë pagesë e konfirmoi edhe drejtoresha e QKF, duke thënë se mësuesit janë privat.
Qytetarja: Doja të pyesja pak për regjistrimin e djalit!
