Banorët e Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve

Data

Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit që e fitoi kompania Eagle Hills Montenegro, me kryetar Mohamed Alabbar,  i cili bëri ofertën më të lartë për të marrë me qira plazhet e qytetit në Mal të Zi. Përveç kësaj, ata kërkojnë zgjatjen e kontratave të qirasë të lidhura vitin e kaluar, me të njëjtat kushte.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media më 18 mars.

Kërkesat e tyre janë mbështetur edhe nga kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu.

Tenderi për qiranë katërvjeçare të plazheve të Ulqinit ka shkaktuar revoltë mes qiramarrësve të deritanishëm dhe autoriteteve lokale, të cilët besojnë se plazhet po u lihen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta të arritura pas dyerve të mbyllura”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related