Kundërshtari politik i Erdogan, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, lëshohen mbi 100 urdhër-arreste

Data

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, kundërshtari kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është arrestuar nga autoritetet turke si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin.

Mediat turke raportojnë se Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për kryebashkiakun e Stambollit dhe rreth 100 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i İmamoğlu, Murat Ongun, si dhe disa gazetarë dhe biznesmenë.

Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Kritikët thonë se goditja vjen pas humbjeve të konsiderueshme nga partia në pushtet e Erdoganit në zgjedhjet lokale në mars, mes thirrjeve në rritje për zgjedhje të parakohshme kombëtare. Ekrem İmamoğlu është arrestuar në banesën e tij.

Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoğlu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related