Dëbora në Korçë/ Temperaturat e ulta shkaktojnë dëme në bujqësi

Data

Reshjet e dëborës që prekën qarkun e Korçës këtë fillim jave, shoqëruar edhe nga temperaturat e ulëta deri në -7 gradë celcius kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek drufrutorët.

Për specialistin e mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor Arben Hysolli, dëmi më i madh është shkaktuar në bërthamoret e hershme, kryesisht të kumbulla, kajsia, pjeshka dhe qershia.

“Parashikohet të shkojë deri në – 8 gradë celsius që do sjellë ndikim patjetër në drufrutoret. Ndikimi i këtyre temperaturave të ulëta, nga kohëzgjatja, nga kultivari dhe faza e zhvillimit fenologjike. Sa më shumë të zgjatë kjo temperaturë, aq më i madh do jetë dëmi në drufrutore. Në këtë kategori hyjnë kulturat bërthamore, kumbulla, kajsia, pjeshka, bajamja të cilat në temperaturat e ulëta në minus 7 parashikohet të kenë dëm serioz”, tha specialisti.

Nga këto reshje dhe temperatura të ulëta sipas Hysollit, nuk kemi dëme në mollë pasi është në fazën e parë të lulëzimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related