Për analistin Andi Bushati, Tirana do të jetë një terren ku do të zhvillohet një luftë vëllavrasëse mes socialistëve.
Bushati u shpreh se, Edi Rama me listën e hapur në Tiranë ka futur sherrin brenda PS-së dhe këta do të shqyejnë njëri-tjetrin.
‘Tirana do të jetë një luftë vëllavrasëse midis socialistëve, sepse ka shumë vende për njerëz që kanë një profil politik në PS.
Nga një anë, janë të gjithë socialistët e vjetër, Braçe, Majko, Xhafaj, Kodheli.
Nga ana tjetër janë të gjithë ministrat e mandateve të fundit të Ramës, nja 5-6 copë. Dhe këta do të luftojnë për shumë pak vende që nxjerrin listat e hapura për deputet.
