Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, zbulohet ora dhe vendi ku do të zhvillohet

Data

Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Mësohet se tubimi do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.

Thirrje për protestë u bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.

“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related